Ndërmarrja publike UJËSJELLËSI dhe KANALIZIMET në Shkup kërkon rritje të çmimeve të furnizimit me ujë për shkak të rritjes së shpenzimeve. Kërkesa i është dorëzuar Komisionit Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit të Maqedonisë.
- Njoftohen të gjithë personat e interesuar juridik dhe fizik se me datë 14.11.2022, NP Ujësjellësi dhe Kanalizimet- Shkupi, Komisionit Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujësjellësit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë dorëzuar Kërkesë për ndryshimin e Planit të Jashtëzakonshëm për Përshtatje, në pajtim me Neni 17 i Ligjit për përcaktimin e çmimeve të shërbimeve të ujit për furnizim me ujë të pijshëm ose furnizim me ujë për vitin 2022 dhe 2023 nga periudha e rregulluar 2021-2023 – thuhet në kërkesën e publikuar në faqen e RKE.
Në të thuhet se kërkohet rritje e çmimit mesatar të shërbimit të ujit për furnizim me ujë të pijshëm për vitin 2022 në 38,57 denarë për metër kub, ndërsa për vitin e ardhshëm 2023 në 38,81 denarë për metër kub. Gjithashtu kërkohet një ndryshim në çmimin e shërbimit të grumbullimit dhe largimit të ujërave të ndotura urbane.