6.8 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeËshtë rrënuar edhe shtëpia e fundit për të depërtuar në bulevardin “Blagoja...

Është rrënuar edhe shtëpia e fundit për të depërtuar në bulevardin “Blagoja Toska” në Tetovë.

Sot është bërë rrënimi i shtëpisë së fundit për të depërtuar në bulevardin “Blagoja Toska” në Tetovë, e cila ishte paraparë për 14 nëntor. Fjala është për shembjen e objektit menjëherë pas urës pranë spitalit dhe është zgjatur për shkak të një keqkuptimi për shpronësimin.

-Pas marrëveshjes u hoq edhe pengesa e fundit për vazhdimin e punimeve në bulevardin “Blagoja Toska”. Falenderoj të gjithë banorët për mirëkuptimin. Së bashku do të ndërtojmë dhe zhvillojmë qytetin, tha kryetari Biljal Kasami.

Ndërkohë, më 26 nëntor filloi asfaltimi i vazhdimit të bulevardit “Blagoja Toska”, por nga ana e largët deri aty ku është planifikuar depërtimi, pra tek shkolla e tekstilit.

Sipas përfaqësuesve të komunës, gjatë vitit 2023 do të fillojë faza e dytë e shpronësimit të zgjerimit të bulevardit nga shkolla e tekstilit deri te objekti i njohur si Damask në kryqëzimin me rrugën “Kiro Ristevski-Drnc”.Për zgjerimin e bulevardit, punimet ndërtimore me prishjen e objekteve kanë nisur në korrik të vitit 2021 gjatë administratës së mëparshme bashkiake. Për punimet ndërtimore, komuna ka marrë mjete nga tk. Programi TAV, dhe për shpronësimin e fondeve nga Qeveria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments