Zvicra arriti të kualifikohej në 1/8-at e Kupës së Botës, pas fitores me rezultat 3-2 ndaj Serbisë në raundin e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve.
Mirëpo gjatë sfidës pati edhe incidente, ku veçohet ai në fundin e ndeshjes ku protagonist ishin Xhaka dhe Milenkovic, teksa pas një dyluftimi për topin dy futbollistët u kacafytën midis tyre.Menjëherë rreth futbollistit me origjinë shqiptare u mblodhën të gjithë lojtarët serb, por Embolo doli për ta mbrojtur i vetëm duke i larguar të gjithë.Mirëpo kjo nuk është hera e parë që lojtari me origjinë kamerunase bën një veprim të tillë në mbrojtje të “Xhakajve”. Disa vite më parë, një gjë e tillë kishte ndodhur me Taulant Xhakën, teksa ishin pjesë e Bazelit. Taulant Xhaka u përplas me një lojtar serb dhe në momentin që stafi kundërshtar iu vërsul mesfushorit shqiptar, Embolo, i doli në krah dhe e mbrojti nga sulmet e tyre. Një shok si EMBOLO.
My midfielder🇦🇱 pic.twitter.com/c6ahK4zOTU
— Asad🇵🇸 (@asxd_98) December 3, 2022