0.6 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRreth 70% e nxënësve në Maqedoni janë dëshmitarë të sjelljes së dhunshme...

Rreth 70% e nxënësve në Maqedoni janë dëshmitarë të sjelljes së dhunshme nëpër shkolla

Gjashtëdhjetë e tre për qind e nxënësve konfirmojnë se dhuna është vazhdimisht prezentë në shkolla. Rreth 70 për qind e nxënësve janë dëshmitarë të sjelljes së dhunshme në shkollat ​​e tyre, por nuk e raportojnë atë për arsye të shumta, përfshirë edhe mos njohurinë se ku të raportojnë apo se si ta raportojnë, ndërsa të mbeten raportues anonim.

Numri më i madh i tyre, madje 60 për qind njohin dhunën fizike që në masë të madhe është më e dukshme. Në përqindje të lartë është edhe dhuna psikologjike 43 për qind dhe ajo kibernetike – 27 për qind, tregon hulumtimi i Analitikës.

Prej atje konsiderojnë se që të parandalohet sjellja e dhunshme e nxënësve është veçanërisht i rëndësishëm bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe i shëndetshëm mes prindërve dhe shkollave.

“Nga përgjigjet e marra, vërejmë se 60 për qind e nxënësve theksojnë bashkëpunimin dhe përfshirjen e ulët midis prindërve, mësimdhënësve dhe shërbimeve profesionale në shkolla. Prindërit janë më të interesuar për suksesin e fëmijëve të tyre, ndërsa më pak për klimën e shkollës dhe aktivitetet jashtëshkollore që kanë për qëllim të nxisin kreativitetin e nxënësve, të zhvillojnë aftësitë dhe të krijojnë një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm”, theksohet në kumtesën e sotme të Analitikës.

Në kumtesë theksohet se sistemi arsimor, pra shkollat, janë jashtëzakonisht të rëndësishëm në procesin e njohjes dhe raportimit të rasteve të dhunës, ku herët mund të zbulohet dhuna ndaj fëmijëve me qëllim parandalimin e saj.

Siç theksojnë, duhet punuar në vazhdimësi në parandalimin e dhunës.

“Sistemi duhet të ofrojë mekanizma juridik për trajtimin e dhunës së bashkëmoshatarëve. Është e nevojshme të punohet me fëmijët që janë viktima të dhunës dhe të merret mbështetje adekuate psikologjike. Ndërsa në të njëjtën kohë është e nevojshme të punohet me fëmijët ‘dhunues’ me qëllim parandalimin e sjelljeve të tilla në të ardhmen. Ndaj apelojmë që është e një rëndësie të madhe të organizohen punëtori të bashkëmoshatarëve në çdo shkollë të vendit, ku fëmijët do të fitojnë aftësi për njohjen dhe parandalimin e dhunës”, thuhet në kumtesë.

Është thelbësore, siç theksojnë ata, investim i vazhdueshëm në zhvillimin personal dhe profesional të kuadrit mësimdhënës dhe shërbimeve profesionale në shkolla, në mënyrë që të njëjtët të fitojnë dhe zhvillojnë aftësi dhe kompetenca më të mëdha të cilat do të kontribuonin në krijimin e një klime më të mirë në shkolla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments