Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka qëndruar në fshatin Shipkovicë për të parë nga afër punimet e përroit dhe përballjen e mundëshme me vërshime në këtë kohë kur edhe të rreshurat e shiut kanë nisur.
Në Shipkovicë, bashkë me përfaqësues të UNDP për të parë ecurinë e punimeve të rregullimit të përroit si dhe përballimin me vërshimet eventuale.
Problemet e natyrshme kërkojnë zgjidhje, andaj bashkë me banorët e fshatit u zotuam për një kompromis me të vetmin qëllim përfundimin e projektit dhe mbrojtjen nga vërshimet eventuale.
Afër qytetarëve. Për Tetovën tonë.