Zëvendës drejtori i Doganave, Muharem Hasani ka shpërndarë 30 vendime të përhershme pune për doganierët.
Pas përfundimit të procedurave për ndarje të vendimeve, Asani ka thënë se është realizuar edhe një prioritet që ai ka pasur dhe se ky fakt e bën që të ndihet i plotësuar sepse siç deklaron është zgjidhur statusi i 30 nënpunësve doganorë.
“Ndjehem i plotësuar, sepse këtë vit – arritëm të realizojmë prioritetet – konkretisht zgjidhjen e statusit për nëpunësit doganor”, thotë Hasani.