-3 C
Tetovo
E hënë, 13 Janar, 2025
BallinaLajmeKryemadhi për Portin e Durrësit: Shpresoj të mos financohet nga kartelet e...

Kryemadhi për Portin e Durrësit: Shpresoj të mos financohet nga kartelet e drogës që Rama iu premtoi amnistinë fiskale

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folur sot nga foltorja e Kuvendit në lidhje me Portin e Durrësit. Mes të tjerash ajo tha se nëse nuk ndërtohet projekti i portit, transporti i mallrave do kryhet me dron, duke qenë se porti aktual do prishet.

“A do ndërtohet projekti, edhe po nuk e ndërtoi siç çuam satelitet në qiell do bëjmë transport mallrash me dron. Në pikën e fundit që do ndalem para se të shkoj tek financimi, mendimi qytetar.

Mendimin nuk e përfillim sidomos kur kemi një pushtet vendor një partiak. A janë pyetur qytetarët e Durrësit apo vetëm oligarkët?

Jo më larg por para 2 orësh një laborator kokaine u kap. Ky nuk është i vetmi që kapet dhe vijon të punojnë laboratorë të tjerë, kontejnerët e frutave ekzoktikë sjellin drogë shpresoj mos jetë financim i kartelit të drogës që vijnë të pastrojnë paratë e të justifikojnë premtimin që globali ynë i ka dhënë për Amnistinë Fiskale”, tha Kryemadhi.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments