0.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiPunëtorët 3 muaj pa rroga, borxhi rritet. Kasami: Për NPK Tetova nevojitet...

Punëtorët 3 muaj pa rroga, borxhi rritet. Kasami: Për NPK Tetova nevojitet partneritet publiko-privat

burimi i lajmit

linku kliko https://lajmpress.org/punetoret-3-muaj-pa-rroga-borxhi-rritet-kasami-per-npk-tetova-nevojitet-partneritet-publiko-privat/

Punëtorët e NPK Tetova nuk kanë marrë rrogë 3 muaj, ndërsa borxhi i ndërmarrjes është rritur për 400 mijë euro. Kjo ndërmarrje assesi të del nga borxhi ndërsa sipas kryetarit të Tetovës Bilall Kasami kjo situatë është kështu për shkak rritjes së pagës minimale, rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe rritjes së çmimit të derivate të naftës.

“Situata në ndërmarrjen publike komunale është po e njëjta, ndërkohë pati edhe rritje të rrogës minimale që është një pjesë e rritur e shpenzimeve të ndërmarrjes, rritje e energjisë elektrike që kemi disa pompa që kanë funksionuar dhe kanë gjeneruar borxh shtesë, si dhe derivatet e naftës. Nga gjithë kjo situatë ndërmarrja ka një bilanc prej 4 milionë euro, dhe po të inkasohen të gjithë faturat nuk mund të mbulohet, pasi që këto janë kosto të funksionimit të përditshëm”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës Tetovës.

Sipas Kasamit dalja nga kjo situatë do të ishte që komuna të ndajë mjete për shlyerjen e borxheve dhe ndërmarrja të menaxhohet me partneritet publiko-privat.

“Në periudhën që vjen do propozojmë në këshill masa afatshkurtër edhe afatgjate. Në planin afatshkurtër propozojmë dhe do propozojmë në këshill që komuna të intervenojë me pagës të borxheve të akumuluara sa i përket pagave të punëtorëve, ndërsa në planin afatgjatë deri në fund të muajt ose fillim të dhjetorit ne do kemi një studim fizilibiteti, me futjen e partnerit privat apo funksionimin e ndërmarrjes me partneritet publiko-privat. Dhe shpresoj me një kohë afatgjatë do zgjidhim problemin me ndërmarrjen komunale”, tha Kasami.

NPK Tetova kishte një borxh prej 9.7 milionë euro, ndërsa tani borxhi arrin në 10.1 milionë euro. Më herët mbeturinat i hidhte në Drislla, ndërsa tani i hedh në deponinë Rusino, që ka kosto më të lirë, megjithatë sërish faturat nuk po paguhen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments