9.8 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeProkuroria: Shoferi i autobusit të aksidentuar ka marrë kërcënime për jetën

Prokuroria: Shoferi i autobusit të aksidentuar ka marrë kërcënime për jetën

Prokurori publik Ljubomir Joveski, sot informoi se shoferi i autobusit “Durmo Tours” i cili u aksidentua në Llaskarcë, ka marrë kërcënime për jetën.

Jovesi bëri thirrje që të respektohet prezumimi i pafajësisë dhe shtoi se akoma nuk është vërtetuar përgjegjësia për aksidentin tragjik,

“Ekziston një dyshim i tillë në Prokurori. Do të apeloja që të respektohet prezumimi i pafajësisë. Në këtë moment Prokuroria nuk mund të vërtetojë përgjegjësinë”, tha Joveski.

Ai shtoi se që të respektohet privatësia e shoferit dhe shtoi se është në ndjekje gjatë gjithë kohës.

Ndryshe, shoferi i autobusit të aksidentua një herë është marrë në pyetje nga Prokuroria, por nuk është përjashtuar mundësia që të merret sërish në pyetje.

Nga aksidenti tragjik në Llaskarcë jetën e humbën 15 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u lëndua, prej të cilëve ka akoma që janë në gjendje kritike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments