9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmePolicia e Tetovës zbardh sulmin fizik ndaj Gazetarit Nevrij Ademi, thiren në...

Policia e Tetovës zbardh sulmin fizik ndaj Gazetarit Nevrij Ademi, thiren në stacion dy persona

Policia e Tetovës, gjegjësisht sektori për punë të brendshme në Tetovë ka zbardhur sulmin fizik ndaj Gazetarit Nevrij Ademi ka raportuar zëdhënësi i policis së Tetovës Fatmir Rexhepi, njofton Tetovasot

Me datë 01.11.2022 dhe 11.02.2022 në Stacionin Policor Tetovë është zhvilluar intervistë zyrtare me J.S.(47) nga Reçica e Vogël e Tetovës dhe N.T. Nga Sellca e Tetovë, ku J.S. i kishte marrë celularin gazetarit N.A.(24) nga Kalishti i Gostivarit, i cili ishte duke kryer detyra profesionale, pas së cilës ka tentuar ta sulmojë fizikisht, ndërsa N.T. e kishte larguar me forcë fizike nga ndërtesa.Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj dy personave do të përgatiten parashtresat përkatëse. Shkruan në kumtesën e policis së Tetovës drejtuar mediave

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments