6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePartitë shqiptare nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e përbashkët

Partitë shqiptare nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e përbashkët

ADEMI: 20%-shi NUK DUHET TË PREZANTOHET SI AGJENDË ETNIKE

Partitë politike shqiptare ende nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e përbashkët të iniciuar nga Lëvizja Besa, në lidhje me heqjen e përkufizimin 20%. Deputeti i këtij subjekti politik, Fadil Zeneli tha se, edhe pse ka gatishmëri që të diskutohet për këtë temë, mbetet të shihet pozicionimin e tyre zyrtar ditëve në vijim. Ai tha se ky takim, nuk nënkupton në asnjë moment se përjashtohet komunikimi edhe me partitë maqedonase.

“Nga partitë politike shqiptare ka gatishmëri që të bisedohet rreth kësaj teme. Pak a shumë, të gjithë kanë manifestuar në deklarimet publike se ka gatishmëri të bisedohet, por qëndrimin e tyre konkret do ta shohim në momentin kur do të pozicionohen qartë se çka mendojnë rreth kësaj iniciative, që nuk është iniciativë që është nga Lëvizja Besa ose nga ndonjë subjekt, është diçka që debatohet brenda këtyre 20 viteve”, deklaroi Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, tha se duke pasur parasysh temat me të cilët po përballet vendi, imponojnë domosdoshmërisht që të gjitha partitë politike parlamentare të takohen. Sa i përket heqjes së 20% në kuadër të ndryshimeve kushtetuese, Ademi tha se për këtë nuk ka rezistencë nga partitë maqedonase dhe për këtë nuk e sheh të arsyeshme që kjo çështje të prezantohet si agjendë etnike.

“Është çështje e domosdoshme, çështje e nevojshme që nuk shkon në dëm të askujt dhe është si rezultat i pjekurisë politike e shoqërore në vend që duhet ta demonstrojnë të gjitha partitë politike. Prandaj, jam më se i interesuar edhe njëherë nga të dyja partitë politike maqedonase relevante në vend të dëgjojë qëndrimin e tyre rreth kësaj çështje. Dhe kur ata vet theksojnë se duhet të bëhet një korrigjim i tillë pse ta prezantojmë si çështje e agjendë etnike”, deklaroi deputeti nga rradhët e BDI-së Arbër Ademi.

Ndërkaq, Snezhana Kaleska Vançeva nga LSDM tha se, për këtë çështje duhet konsensus i gjerë politik i cili duhet të bazohet në fakte dhe argumente dhe në analiza të vërteta.

“Në këtë moment nuk mund të prisni nga unë apo nga cilido përfaqësues i ndonjë partie politike, pavarësisht a vjen nga pozita apo opozita, të ketë përgjigje konkrete po ose jo. Unë ju them se, çdo pyetje në lidhje me Kushtetutën, duhet të vijë si rezultat i kryqëzimit të argumenteve, fakteve dhe analizave të përbashkëta, për nevojën dhe për atë se a duhet tani në këtë moment, apo duhet në një fazë tjetër. Ato janë çështje që kërkojnë argumentim serioz”, deklaroi Snezhana Kaleska Vançeva, deputete e LSDM-së.

Kujtojmë se, Lëvizja Besa të martën ftoi në takim partitë parlamentare shqiptare, për të ndërtuar një qëndrim të përbashkët rreth ndryshimeve kushtetuese dhe ndërmarrjes së hapave konkret për heqjen e përkufizimit “20%” nga Kushtetuta dhe i njëjti të zëvendësohet me termin “gjuha shqipe.”/KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments