Qeveria miratoi vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet caktuara në tregtinë me pakicë, konkretisht për drutë e dushkut; dru zjarri ahu dhe peleta për ngrohje. Ky vendim erdhi si pasojë e rritjes enorme të çmimeve të druve dhe ankesave të shumta të qytetarëve.
QEVERIA E RMV-SË
“Çmimet më të larta për dru zjarri nga dushku dhe ahu janë përcaktuar deri në 4.500,00 denarë për metër katror (m²) ose deri në 6.429,00 denarë për metër kub (m3). Çmimi më i lartë i peletave për dru zjarri është caktuar deri në 27 denarë për kilogram. Çmimi i mallit përfshin TVSH-në dhe transportin. Çmimet më të larta të mallrave nga ky vendim do të zbatohen deri më 31 dhjetor 2022”.
Në të njëjtën kohë, Qeveria po ashtu miratoi vendim për përfundimin e vlefshmërisë së vendimit për kushte të veçanta në tregtinë me pakicë, me të cilin u ngri marzhi për dru zjarri nga lisi dhe ahu dhe për peleta si dhe për të gjithë tregtarët deri në 10%. Qeveria në vazhdimësi po zbaton masa për zbutjen e pasojave nga kriza energjetike botërore.
Javë më pare minstri e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka deklaruar se do të ketë inspeksione në terren për të përcjellur gjendjen e çmimeve të druve dhe se se nuk do të lejojnë askënd të përfitojë në kohë krize.
Nga qeveria thonë se kujdesen për të gjithë të ketë ngrohje këtë dimër, prandaj kanë realizuar ngrirjen e çmimeve të drurit për ngrohje dhe peletave. Mbrojtja e standardit të qytetarëve është mes prioriteteve strategjike.