4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDikush 700 denarë e dikush 450 denarë për ekskursion në Strugë- Flasin...

Dikush 700 denarë e dikush 450 denarë për ekskursion në Strugë- Flasin drejtorët e shkollave të mesme në Tetovë (video)

burimi i lajmit

linku https://www.tetovasot.com/2022/11/dikush-700-dikush-450-denare-per-ekskursion-ne-struge-flasin-drejtoret-e-shkollave-te-mesme-ne-tetove/

Nevrij Ademi

Tetovasot.com

Ekskursionet dhe shëtitjet një ditore janë pjesë e plan programit të shkollave fillore dhe të mesme të shtetit tonë ata në kohën e pandemisë nuk u realizuan për shkak të kushteve shëndetësore, por a duhet të realizohen ata edhe në kohën e krizës. Nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës së fundmi realizuan një ekskursion njëditorë në Strugë këtë e dëshmojnë edhe vetë drejtorët e shkollave të mesme të cilët i intervistoj TetovaSot.Ata i pyetëm eadhe për çmimin se sa ka kushtuar udhëtimi i nxënësve nga Tetova për në Strugë.Nxënësit e gjimnazit Kiril Pejcinoviq kanë pasur drejtim më ndryshe se sa shkollat e tjera të mesme, relacioni i tyre ka qenë Tetovë-Strugë-Ohër, ndërkaq çmimi për këtë shëtitje ka qenë për 250 denarë më lirë se sa shkollat e tjera gjegjësisht 450 denarë për nxënës. Këtë e thotë vet drejtoresha e këtij institucioni edukativo arsimor. E kjo deklaratë u duk e pabesueshme andaj së bashku me drejtoreshën e gjimnazit Kiril pejcinovic pyetëm nxënësit se sa kanë paguar për udhëtimin dhe ku saktë kanë qenë në shëtitje. Informata u munduam që të marrim edhe nga gjimnazi 7 marsi por Gazetari i Tetova Sot atje nuk u mirëprit dhe pati një sulm nga përgjegjësi i kësaj shkolle Xhemal Skenderi . Në bazë të informacioneve të cilët i potencojnë edhe vetë drejtorët e shkollave të mesme dikush paguajti 700 e dikush 450 denarë për të njëjtin ekskursion

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments