8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDhuna ndaj Gazetarit të Tetovasot, Nevrij Ademi- reagon drejtori i inspektoriatit të...

Dhuna ndaj Gazetarit të Tetovasot, Nevrij Ademi- reagon drejtori i inspektoriatit të arsimit Ardian Musliu

burimi i lajmit linku

https://www.tetovasot.com/2022/11/dhuna-ndaj-gazetarit-te-tetovasot-nevrij-ademi-reagon-drejtori-i-inspektoriatit-te-arsimit-ardian-musliu/

Në një letër drejtuar redaksisë së Tetovasot drejtori i inspektoriatit shtetëror të arsimit Ardian Musliu ka reaguar për dhunën e ushtruar gjatë ditës së djeshme nga punonjësi i gjimnazit “7 Marsi” në Tetovë, Xhemal Skenderi.

Drejtori Ardian Musliu ka deklaruar

Sa i përket rastit të dhunës fizike ndaj gazetarit në shkollën “7 Marsi” -Tetovë, edhe pse rastin në fjalë nuk e njoh në detaje por pasi që ka të bejë me dhunë fizike dhe jo me procesin edukativo-arsimor të thirrur për procedimin e rastit janë institucionet e hetuesisë. Ne si ISHA dënojmë çdo lloj dhune që ndodh në institucionet edukativo-arsimore, eshte akoma më e rënd dhe e papranueshme sulmi ndaj gazetarëve në kohë kur shkollat duhet të jenë të hapura dhe transparente ndaj shoqëris, pasi që aty prindërid dërgojnë më të shtrejtit e tyre pra fëmijët. Drejtori i ISHA-Shkup Ardian Musliu

Përgjegjësi Xhemal Skenderi ushtroj dhunë ndaj Gazetarit të Tetova Sot, Nevrij Ademi duke e detyruar me forcë të lëshoj objektin e shkollës.

Për rastin në fjalë kanë raguar të gjitha mediat shqipe dhe maqedone në vend duke dënuar sulmin ndaj gazetarëve ndërsa në të njejtën kohë me rastin po meret Ministria e Punëve të Brendshme dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments