-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNguten për të marë bajrakun e organizimit të Tryezës së përbashkët të...

Nguten për të marë bajrakun e organizimit të Tryezës së përbashkët të partive politike shqiptare për ndryshimin kushtetues të 20%.Qesharake krejt e lagën pushtetin ,ani edhe Besa-anarkiste stereo komuniste u përzie ndër burra…?!

Lajmi interaktiv

Hec e mos qesh edhe pse puna e gazetarisë është shumë serioze .Edhe gazetarët janë njerëz .Por kjo puna e ndryshimeve kushtetuese në RMV ,që i pret të ndodhin Bullgaria dhe BE ,ka shtyrë partitë politike shqiptare që janë në pushtet por edhe në opozitë të vrapojnë me deklarata për të marë bajrakun e thirrjes të organizimit të Tryezës së Përbashkët ,të partive politike shqiptare për kërkesën e ndryshimeve kushtetuese posaçërisht të pjesës ku shqiptarët përkufizohen me gjuhë dhe identitet si popullatë 20% ,për momentumin ,nesër mund të jetë minus ,e dikush tjetër plus .Matematikë argëtuese . Në vend që të dënojnë deklaratën e kryetarit të shtetit Pendarovski që të mos nguten për ndryshimet kushtetues 26 Tetor .2022 ,që ALUDON TEK ETNITETI SHQIPTAR ,Sepse kur do hapet Kushtetuta do hapet për futjen e Bullgarëve në Kushtetutën e RMV së .por pasi nuk hapet për çdo ditë kushtetuta atëherë në kë aludon Pendarovski kur BE kërkon futjen e Bullgarëve në Kushtetutë sa më shpejtë.

Pra nuk kanë kaçik ti kundërvihen deklaratës shokuese të Pendarovskit si President Shteti ,atëherë bëjnë gara në deklarata kush është për heqje e kush do e thërras Tryezën

ASH ishte në pushtet në Qeveri me Zaevin ,haroi apo nuk ishte momenti…tash

Besa kur ishte patericë e majtë e LSDM në Qeveri nuk kërkonte ndryshime kushtetuese nuk donte ta prishte akomoditetin ,tash kur u bë patericë e djathtë e VMRO-DPMNE për këshillin komunal në Tetovë ,edhe Besa u përzi ndër burra ajo do e thirka Tryezën e Përbashkët të partive shqiptare

Njësoj edhe me Alternativën e akomoduar në pushtet …por nuk kërkojnë ta thrasin Tryezën

Ndërsa BDI me Ali Ahmetin kanë biseduar javë më parë me 19.tetor 2022, vetëm me PDSH e Menduh Thaçit për këtë problematikë

P.S duke parë raportet BDI me ASH për Gostivarin dhe ofendimet që ia bëri Tar avari ,Artan Grubit në Tetovë ,problem se BDI do i përgjigjet ASH për Tryezën e Përbashkët ,

Poashtu duke u bazuar në deklaratën e Menduh Thaçit për Bilall Kasamit se Turp për Tetovën se është pjellë e LSDM-së .dhe duke e ditur ofendimet e Adnan Azizit Bilall Kasamit ndaj BDI-së,gjatë kampanjës për Kryetar Komune dhe humbjes së Teuta Arifit më 17 Tetor 2021 ,problem se do i përgjigjen thirrjes së BESËS ,mund të përfundohet se BDI është ajo që do e thërras ose jo Tryezën e Përbashkët të Partive politike Shqiptare në RMV .

MORALI I SHKRIMIT KREJT PARTITË SHQIPTARE TË LARTËPËRMENDURa ISHIN OSE JANË NË QEVERI DHE NUK E PËRMENDËN DERI TASH OSE TË PAKTËN NË SHENJË PROTESTE TA LËSHONIN QEVERINË DHE POSTET POR U AKOMODUAN MBI 22 VITE .20% ËSHTË FUTUR SI NDRYSHIM KUSHTETUES QË NË MARVESHJEN E OHRIT 2021 .

www.telegrami.mk

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments