Në Tetovë do të ndërtohet staticoni i filtrimit për ujërat e zeza.por nuk u tha se kurë fillojnë ndërtimet.
Kryetari komunës Tetovës Bilall Kasami, është pritur në takim nga ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer. Sipas njoftimit të Kasamit të bërë në rrjetët sociale, temë e diskutimit ka qenë realizimi i projektit të kolektorëve dhe stacionit të filtrimit në Falisht. Sipas kreut të Tetovës, ky projekt ka mbështetjen nga BE dhe se komuna do të angazhohet që projekti sa ma shpejt të përfundoj. Në takim është biseduar edhe për procesin integrues, ku sipas Kasamit Besa do ta mbështes deri në fund këtë proces.
Ja postimi Kasamit:
“Ishte nder dhe kënaqësi të realizoja takim me ambasadorin e BE-së në Shkup, z.David Geer. Temë e diskutimit ishte realizimi i projektit të kolektorëve dhe stacionit të filtrimit në fshatin Falisht. Ambasadori Geer shprehu mbështetjen e tij të plotë në realizimin e projektit deri në fund. Gjithashtu, ambasadorin e sigurova se të gjitha procedurat e nevojshme nga ana e Komunës së Tetovës do të realizohen në kohë.
Si kryetar i Lëvizjes BESA, diskutuam edhe për zhvillimet e fundit politike, ku edhe njëherë sigurova ambasadorin e BE-së se Lëvizja BESA do t’i jep mbështetje të plotë procesit integrues deri në fund”, ka përfunduar Kasami.