4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomuna e Tetovës me borxh prej 37 milionë denarëve për ndriçim publik

Komuna e Tetovës me borxh prej 37 milionë denarëve për ndriçim publik

Ndërsa gjatë seancës dje me datë28.10.2022, kryetari i Komunës, Bilall Kasami tha se për ndriçim publik kanë borxh prej 37 milion denarësh ndaj një kompanie e cila furnizonte me ndriçim publik, e cila më pas ndërpreu kontratën dhe u rritën shpenzimet për të njëjtën, dhe se kanë kaluar në EVN si furnizues

Edhe pse i dhanë dritën jeshile para një muaji, Këshilli Komunal i Tetovës shfuqizoi vendimin për themelimin e ndërmarrjes publike për prodhim të energjisë elektrike, shitje të energjisë elektrike, ekonomizim, vendosje dhe mirëmbajtje të ndriçimit publik. Kjo me arsyetimin se ka pengesa ligjore. Në vend të saj, këshilli votoi propozim-vendim për themelimin e shoqërisë tregtare “Elektro Tetova” SHPKVP. Sipas Komunës kjo shoqëri tregtare formohet për të menaxhuar në mënyrë më efikase energjinë elektrike në qytet, veçanërisht në fushën e ndriçimit publik. Këshilltarët e opozitës kritikuan se ka mangësi në procedurat ligjore

Këshilli me 17 vota për dhe 12 të përmbajtur për votoi për shfuqizimin e vendimit për themelimin e ndërmarrjes publike për prodhim të energjisë elektrike, shitje të energjisë elektrike, ekonomizim, vendosje dhe mirëmbajtje të ndriçimit publik.

Udhëheqësi i sektorit për veprimtari publike në Komunë, Memet Jonuzi sqaroi se kjo erdhi si rezultat i mosregjistrimit nga ana e Regjistrit Qendror pasi është në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Ai theksoi se edhe pse sektori juridik ka qenë prezent, ka hasur në mosregjistrim, ndërkaq propozojnë që të themelohet shoqëria tregtare që sipas tij është e njëjta por ndryshon në konceptin e lidhshmërisë së ndërmarrjes. Ai tha se Ligji nuk e ndalon por as nuk e parashikon të njëjtën.

Opozita kritikoi: Sillen vendime aty për aty

Këshilltari Veton Murati nga BDI, tha se ata ishin kundër themelimit të kësaj ndërmarrjeje që në fillim, ndërsa tani kërkohet shfuqizim e cila sipas tij paraqet joseriozitet.

Faton Selami nga Alternativa nënvizoi se pikërisht në seancën e kaluar theksoi se kjo procedurë kishte mangësi nga aspekti ligjor.

Nga PDSH, Visar Palloshi tha se procedura të tilla duhet të shihen mirë ligjërisht para se të sillen në këshill, dhe jo të anulohen pas një muaji.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments