Nga këshilltarët e BDI-së theksuan se kanë dyshime se kjo shoqëri tregtare a do të funksionojë në interes të qytetarëve apo individëve, dhe se e njëjta po shtfrytëzohet për përfitime personale.
Këshilltari i Alternativës theksoi se kjo pikë përsëri ka lëshime juridike dhe se nuk janë konsultuar ligjet mirë. Ai tha se kjo pikë nuk duhej të kalojë që të mos vijë në situatë të shfuqizohet prapë.
Ndërkaq këshilltari i PDSH-së tha se për këtë pikë nuk ka informata të mjaftueshme se si do të funksionojë. Ai kërkoi që për të njëjtën të bëhet studim fizibiliteti ndërsa tha se udhëheqësia aktuale po privatizon komunën.
Njëjtë edhe nga këshilltari i LSDM-së u ndrit çështja se nuk ka mjaftueshëm informata për këtë pikë.
Udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Komunale, Memet Jonuzi theksoi se në fillim bëhet themelimi ndërsa më pas programi. Ndërkaq nënvizoi se një gjë e tillë është bërë edhe nga komuna e Jegunocit dhe Kumanovës.
“Do të jetë në shërbim të qytetarëve”, theksoi
Kryetari i këshillit komunal tha se ky ndryshim bëhet pasi nuk mundën të regjistrojnë ndërmarrjen në Regjistrin Qendror ndërsa tani vetëm kthehet në shoqëri aksionare.
“Do të jetë në pronësi të komunës, do të bëjë prodhimin dhe mirëmbajtjen e energjisë elektrike, do të vendosim restrikcione për ndriçimin publik, për arsye të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Që të mos ndikojë në atë që të rriten faturat e qytetarëve, e krijojmë këtë që të arrin të menaxhon dhe prodhon energji elektrike dhe të mirëmbajë ndirçimin publik”,
Për kryerjen e funksionit udhëheqës i shoqërisë emërohet personi Sedat Sulejmani i cili do të përfaqësojë shoqërinë në tregtinë e brendshme dhe të jashtme pa kufizim.
Ai emërohet për një kohë të pacaktuar, pa kufizim në qarkullimet juridike dhe në marrëdhëniet me pale të treta, udhëheqësi është i autorizuar të veprojë në të gjitha rrethanat në emër të shoqërisë, me përjashtim të autorizimeve që sipas Ligjit për shoqëritë tregtare i ka themeluesi.