10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeProkuroria e Posaçme në Shqipëri dërgon për gjykim Rezart Taçin, akuzohet për...

Prokuroria e Posaçme në Shqipëri dërgon për gjykim Rezart Taçin, akuzohet për pastrimin parash

Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen për pastrimin e 18.4 milionë eurove.

Mes të akuzuarve, është edhe biznesmeni i njohur, Rezart Taçi.

Taçi së bashku me shtetasit Artur Balla dhe Bledar Lilo, si dhe italianët Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar një skeme komplekse financiare të kundërligjshme.

Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.

Gjatë hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë procedim penal është vendosur masa e sekuestrimit për shumën monetare prej 18.4 milionë euro, të bllokuara në një llogari bankare në një bankë të nivelit dytë në Shqipëri. /Euronews Albania/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments