8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaPentagoni: Kina mbetet kërcënimi kryesor strategjik për Amerikën

Pentagoni: Kina mbetet kërcënimi kryesor strategjik për Amerikën

Kina mbetet sfida kryesore për interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Rusia mbetet një kërcënim “akut” me luftën e saj brutale në Ukrainë. Kjo thuhet në dokumentin e publikuar së fundmi nga Pentagoni mbi Strategjinë e Mbrojtjes Kombëtare, të publikuar nga Zëri i Amerikës.

“Republika Popullore e Kinës është konkurrenti i vetëm në botë me qëllimin për të ndryshuar rendin ndërkombëtar dhe, gjithnjë e më shumë, me fuqinë për ta bërë këtë”, u tha gazetarëve të enjten në Pentagon Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Duke folur me gazetarët për strategjinë e re të mbrojtjes një zyrtar i lartë amerikan tha në kushte anonimiteti, se Kina vazhdon të fitojë më shumë “aftësi për të sfiduar në mënyrë sistematike Shtetet e Bashkuara në të gjitha fushat, atë ushtarake, ekonomike, teknologjike dhe diplomatike”.

Sipas sekretarit Austin, “sfida e Kinës” ka çuar në rritjen e aftësive mbrojtëse në të gjitha fushat ushtarake, veçanërisht hapësirën kibernetike, për t’i bërë të qartë çdo kundërshtari të mundshëm se “kostoja e agresionit kundër Shteteve të Bashkuara ose aleatëve dhe partnerëve tanë, është shumë më e madhe se çfarëdo përfitimi të imagjinueshëm që do të mund të sillte një sulm”.

Raporti i strategjisë vjen në një kohë kur Kina dhe Rusia kanë përshkallëzuar agresionin kundër fqinjëve të tyre. Kina kërcënon në mënyrë të përsëritur se do të marrë nën kontroll Tajvanin, madje me forcë nëse është e nevojshme, dhe Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt dhe vazhdon të sulmojë qytete të shumta të Ukrainës me raketa dhe dronë të prodhuar nga Irani.

Një tjetër zyrtar i lartë i mbrojtjes, duke folur gjithashtu me gazetarët në kushte anonimiteti të enjten, tha se armët bërthamore do të vazhdojnë të jenë “gurthemeli” i aftësisë frenuese ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Sipas zyrtarit, strategjia e re e mbrojtjes pasqyron faktin se Shtetet e Bashkuara tani po përballen me dy konkurrentë të mëdhenj të armatosur me armë bërthamore, Rusinë dhe Kinën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments