2.3 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeFatmir Besimi nesër në Bruksel, në takime me Han dhe Gentiloni

Fatmir Besimi nesër në Bruksel, në takime me Han dhe Gentiloni

 Ministri i Financave, Fatmir Besimi, nesër do të qëndrojë në Bruksel, ku do të realizojë takime me eurokomesarin për Buxhet dhe Administratë, Johanes Han dhe me eurokomesarin për Ekonomi, Paolo Gentiloni.

Vizita, siç kumton MF-ja, është si rezultat i vazhdës së aktiviteteve të Ministrisë së Financave për hartimin e dokumenteve më të rëndësishme – Buxheti për vitin 2023, Programi i reformave ekonomike, ku përcaktohen reformat që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme, të cilat janë përcaktuar së bashku me KE-në, si dhe hartimi i planit aksional për implementimin e rekomandimeve nga Raporti i KE-së për progresin e RMV-së për vitin 2022.

Gjithashtu, në këto takime, ministri do të informojë edhe për mundësinë e shfrytëzimit të mjeteve të favorshme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar përmes programit PLL, si dhe do të iniciohet edhe nisma për përkrahje të buxhetit për përballimin e sfidave të krizës energjetike dhe të çmimeve nga KE-ja përmes INF-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments