5.7 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmePendarovski: E ndryshuam emrin për BE dhe NATO! Nëse presin me dekada...

Pendarovski: E ndryshuam emrin për BE dhe NATO! Nëse presin me dekada për BE, qytetarët do të presin alternativa të tjera

Nëse i lëni që të presin me dekada për hyrje në BE, edhe pse i plotësuam të gjitha kushtet, atëherë qytetarët e Maqedonisë nuk do të jenë të kënaqur dhe do të kërkojnë alternativa të tjera. Kjo është përgjigjja e presidentit Stevo Pendarovski para gazetarëve të Polonisë në pyetjen për eurointegrimet e vendit. Ai rikujtoi se bkokada e Bullgarisë është për arsye që nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat europiane, ndërsa tha se Maqedonia është i vetmi vend që për shkak të BE-së dhe NATO-s e ka ndryshuar emrin, dhe përfundimisht BE duhet ta plotësojë pjesën e saj të premtimit. Siç tha, i gjithë Ballkani perëndimor duhet të integrohet në BE, për shkak se vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet stabilitet afatgjatë.

“Ne, me të gjitha kushtet e plotësuar, t’ju rikujtoj se e jemi i vetmi shtet që e ndryshoi emrin për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së, qëllimin për NATO e arritëm, fatkeqësisht për në BE para disa muajsh as nuk mundeshim t’i fittojmë negociatat, është e qartë se qytetarët e Maqedonisë nuk do të jenë të kënaqur dhe do të kërkojnë alternativa nëse i mbani gjatë duke pritur me dekada për në BE. Ky është shembull i shkëlqyeshëm edhe për rajon, për shtet e tjera, për shkak se në rajonin tonë ka edhe shumë çështje të hapura që duhet zgjidhur sipas shembullit tonë se si i zgjidhim ne çështjet, së pari me Greqinë e pastaj me Bullgarinë”, tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.
“Po flasim për ardhmërinë europiane të Maqedonisë së Veriut. Nuk ka nevojë që t’i garantoj presidentit se Polonia i përkrah të gjitha synimet e Maqedonisë për aderim në strukturat europiane dhe këto momente të vështira me të cilat po përballemi të gjithë ne, që kanë të bëjnë aderimin e Maqedonisë në BE, kjo rrugë do të jetë më e lehtë krahasuar se si ishte deri më tani. Të gjitha pengesat që ishin para Maqedonisë së Veriut, tani janë hequr dhe hapen perspektiva të reja”, theksoi Andzhej Duda, president i Polonisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments