3.7 C
Tetovo
E mërkurë, 5 Mars, 2025
BallinaLajmeQentë endacak “gjunjëzojnë” Bilall Kasamin, u premtoi qytetarëve diçka që po dështon...

Qentë endacak “gjunjëzojnë” Bilall Kasamin, u premtoi qytetarëve diçka që po dështon ta realizojë


Kreu i Komunës së Tetovës ditë më parë në një konferencë për media u “gjunjëzua” përball problemit me qentë endacak.

Kasami tha se ky problem duhet të luftohet me forca të bashkuara dhe se vet komuna e Tetovës si institucion nuk mund të bëj më tepër se kaq në këtë luftë.

Ai për më tepër akuzoi kryetarët dhe komunat tjera respektivisht, Kumanovën dhe Shkupin që po transportojnë qen endacak nga vendet e tyre për në Tetovë.

Por, situata ishte ndryshe në fushatën zgjedhore, në kohën kur Kasami kërkonte vota.

Ai me plot gojën para tetovarëve thoshte se nëse vjen në krye të Komunës problem i parë që do ta zgjedhë është ai me qentë endacak.

Por në praktikë këtë problem për një vit e më tepër ka dështuar ta realizojë sepse për çdo natë tetovarët ankohen se janë pre e sulmeve nga qentë endacak.

Kasami ka dështuar edhe me tenderimin dhe përzgjedhjen e shoqatës e cila do ta zgjidhte këtë problem sepse, i ka besuar “zgjidhjen” e këtij problem një organizate e cila nuk ka as qendër për mbledhjen e qenve endacak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments