Mbeten mangësitë kryesore të sistemit të burgjeve – sistem i keq i menaxhimit dhe punës së punonjësve, mungesë e stafit, cilësi e dobët e kujdesit shëndetësor për të dënuarit, dhunë mes personave të dënuar, kushte të mjera materiale, mungesë e aktiviteteve të dedikuara dhe korrupsion endemik, thekson Komisioni Evropian në Raportin e fundit për progresin e Maqedonisë së Veriut.
KE thekson se ka Strategji për zhvillimin e sistemit ndëshkues-përmirësues 2021-2025, por thekson se zbatimi i plotë i saj kërkon fonde, staf shtesë dhe angazhim politik. KE vëren se është formuar një grup ndërdikasterial për të monitoruar dhe vlerësuar zbatimin e Strategjisë.
Një shqetësim shtesë i vënë në dukje nga KE është mbipopullimi i burgjeve. Sipas të dhënave të marsit të vitit 2022, bëhet fjalë për 2.462 persona të dënuar dhe të paraburgosur. Prioritet duhet të jetë renovimi i objektit më të lënë pas dore në Idrizovë, sipas rekomandimeve të Komitetit Evropian për parandalimin e torturës, ndërsa për profesionalizmin dhe menaxhimin e burgjeve nevojitet emërimi i drejtorëve, duke përfshirë edhe ata që janë ushtrues detyre, të jetë kryesisht në bazë të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve nga viti 2019.
Është e nevojshme që të vazhdojnë kontrollet e rregullta në burgje. Korrupsioni në burgje vihet re si një problem, i cili përsëritet vazhdimisht, të cilit në raport iu dha epiteti endemik. Në dokumentin e KE-së përmendet se një plan vjetor për të luftuar korrupsionin është miratuar në shkurt të këtij viti dhe duhet të zbatohet.
Është ende problem mungesa e kujdesit shëndetësor dhe masave adekuate për trajtimin e varësisë nga droga në burgje, i cili mbetet një shqetësim serioz dhe diçka që duhet ta trajtojë Ministria e Shëndetësisë.
Maqedonia e Veriut duhet të punojë urgjentisht për çështjen që po vazhdon vazhdimisht për kushtet joadekuate të paraburgimit në burgje, stacione policore, si dhe në institucionet e kujdesit social dhe psikiatrikë, sipas rekomandimeve të raportit të fundit të KPT-së.