9 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaPARLAMENTI I HOLANDËS VOTOI REZOLUTË, KUNDËR HYRJES SË BULLGARISË NË SHENGEN, PËR...

PARLAMENTI I HOLANDËS VOTOI REZOLUTË, KUNDËR HYRJES SË BULLGARISË NË SHENGEN, PËR SHKAK TË KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

Parlamenti holandez votoi dje një rezolutë kundër hyrjes së Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen. Votimi në parlamentin holandez erdhi dy ditë pasi Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për të lejuar dy vendet e Evropës Lindore t’i bashkohen zonës pa kufij.

Me rezolutën, deputetët holandezë i kërkuan kryeministrit Mark Rutte të vërë veton ndaj hyrjes së Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen, derisa të bëhet një analizë e funksionimit të shtetit ligjor dhe reduktimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në të dy vendet.

Duke folur për gazetarët bullgarë para ardhjes së tij sot në Këshillin Evropian, presidenti bullgar Rumen Radev tha se Bullgaria është bërë peng i politikës së brendshme të Holandës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments