Pasi dërguan rekomandim deri te kryeministri Zaev më 26 qershor kur u emëruan ministrat e rinj, se nuk mundet njëkohësisht të kryejë funksionin e kryeministrit dhe ministrit, Komisioni Antikorrupsion sot me mesazh që në një afat të shkurtër të emërohet ministri i ri i financave. “Zaev si kryeministër mund të bëjë mbikëqyrje të punës së ministrisë. Atje ka zëvendës ministër i cili ka kompetenca në situatë të këtillë. Nuk mundet që një resor i këtillë që është shumë i rëndësishëm të mbetet pa ministër për një kohë më të gjatë, andaj sugjerojmë që në një afat të shkurtër kryeministri të propozojë se kush do të jetë ministri i ri i cili do të udhëheqë me financat”, theksoi Ivanovska.
Nga Komisioni antikorrupsion dorëzuan kërkesë deri te Navigacioni i Maqedonisë për ta dorëzuar dokumentacionin që ka të bëjë me këtë rast. Nga Qeveria do të kërkojmë të na tregojnë në çfarë cilësie ka qenë i përfshirë sekretari i përgjithshëm i Qeverisë në këtë procedurë dhe pse është shtyrë procedura e tenderit edhe pse marrëveshja është arritur që në vitin 2016. Nga komisioni paralajmëruan se do të bisedojnë edhe me drejtorin e shkarkuar të navigacionit, Kliment Çepunjovski.
“Ne tani jemi në fazë të grumbullimit të të dhënave, ndërsa për atë që do të vijojë, do t’ju informojmë”, tha Vlladimir Georgievski nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Tema kryesore e brifingut të sotëm ishte konflikti i interesave dhe integriteti i bartësve të funksioneve publike në vend. Në konferencën e fundit të GREKO-s ka 23 rekomandime prej të cilave 13 për problemin me korrupsionin. Konflikti i interesit është bazë e mirë për korrupsion, theksuan antikorrupsionerët, gjë që është e pranishme edhe te funksionarët, andaj duhet të përforcohet integriteti i funksionarëve. Me këtë qëllim, GREKO i rekomandon Qeverisë që të angazhojë një person i cili do të punojë për ngritjen e integritetit të tyre.
“Personin e angazhuar për integritet, duhet ta emërojë vetë Qeveria, sidoqoftë, ai do të duhet të plotësojë disa kritere, të ketë autoritet, t’u japë këshilla anëtarëve të Qeverisë, por edhe bekraundi i tij duhet të jetë i pastër”, u shpreh Vlladimir Georgievski nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Ndër të parët që duhet ta kalojnë trajnimin duhet të jetë sekretari i përgjithshëm Rashkovski, i cili shfaqi sjellje joadekuate ndaj gazetarëve në një pres konferencë, theksuan anëtarët e antikorrupsionit. Përveç për Qeverinë, persona të tillë do të nevojiten edhe për në Kuvend si dhe institucionet e tjera shtetërore.