20 C
Tetovo
E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeKujt ti besosh tha Malazezi - Kobures... / Taravari e Bilall...

Kujt ti besosh tha Malazezi – Kobures… / Taravari e Bilall Kasami bashkë në çfaqjen “Armiku i Popullit” të Teatrit të Tetovës …asgjë e keqe..por ?!

Lajmi interaktiv

Kultura nuk njeh kufi,as parti ,por në çfaqjen e fundit të Teatrit të Tetovës ,u panë edhe politikanët dy bartësit e funksionit Kryetar Komune Tetovë dhe Gostivar ,që është për ta përshëndetur ,por ishte shpatë me dy teha ardhja e tyre dhe vendosja në rradhët e para . Pse ?

Shtrohet çështja sa kanë dhënë për këtë 1 vit Bilall Kasami si kryetar i komunës së Tetovës për Kulturën dhe për Teatrin në Tetovë ,dhe sa ka kontribuar Taravari për Kulturën dhe Teatrin në Gostivar, për këto 6 vite si kryetar komune .?

Nga shumë pyetje të ngatrimit të politikës ditore me kulturën ,shtrohet një nënpyetje për të dy kryetarët e komunave a e dijnë se në çfarë kushtesh ,të hapsirave njëherë punojnë aktorët dhe stafi për të ardhur deri te akcila çfaqje njësoj si në Tetovë poashtu edhe në Gostivar …?

Rrogat dhe mjetet për realizim të çfaqjeve ua lëshon Ministria e Kulturës që nuk është as nga rradhët e Besës as nga ASH ( brenda aktorëve dhe stafit ,e vërtetë se ka politikisht të angazhuar për të dy partitë BESA dhe ASH por ajo është në jetën private dhe mund të takoheshin te Sh…& V… ,mbrëmë ishte në pyetje aspekti profesional -PUNA,që është krejt diçka tjetër) .

Një çfaqje e bukur ,e përgaditur nga një regjisor fenomenal, dhe nga aktorët ,por e ngarkuar në publik me politikan ,shumë njerëz me bindje të blloqeve politike tjera ktheu prapa .Nuk kemi njohuri se partitë tjera patën ftesa ,a besoj se Jo psh si PDSH ,BDI,AA,,dhe besoj sepse edhe mediumet nuk ishin të gjithë të ftuar veç televizioneve …njerëz artëdashës pati por jo përplot …

Pse ky muhabet për Malazezin i cili është çuditur kur krisën koburet …Kujt ti besoj Kobures …Ditën e çfaqjes sekretari gjeneral i Besës pati një deklaratë ku i shet ide ASH si të veproje …mbase e dëgjuan dhe në mbrëmje një udhë e dy punë …opinioinit i lanë muhabetin ta tjerrin se me VMRO-DPMNE (ajo me Levicën ) mbase bashkë ,do jenë opozitë në RMV …nishanet janë në Tetovë …(BDI-VMRO-DPMNE Këshilli ,e në Gostivar …)

dhe në mbrëmje ulen bashkë

www.telegrami.mk -Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments