4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKovaçevski: Në Raportin e KE-së opozita është vlerësuar më keq se Qeveria

Kovaçevski: Në Raportin e KE-së opozita është vlerësuar më keq se Qeveria

Nëse i shihni të gjitha sferat në Raportin e fundit të Komisionit Evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut ka realizuar progres gjatë vitit të kaluar dhe është shumë me rëndësi që në të është vlerësuar se vendi i filloi bisedimet me Bashkimin Evropian, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për media me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski theksoi se ky është Raporti i parë i KE-së në historinë e raporteve ku opozita është vlerësuar më keq se Qeveria.

“Kjo është për shkak të bllokadave në Kuvend, ndërsa mosfunksionimi nuk është shkaktuar nga Qeveria, por nga opozita. Kjo është shënuar edhe në vetë raportin”, tha Kovaçevski.

Kryeministri shtoi se në mbledhjen e fundit në Kuvend dedikuar për pyetjet e deputetëve, ju ka bërë thirrje të gjitha partive politike dhe deputetëve që bashkë të përballen me sfidat për përballjen më të lehtë me krizën energjetike dhe ekonomike, si dhe qasje më të shpejtë në BE.

“Tashmë jemi në procesin e bisedimeve, ndërsa po vijon skriningu. Në nëntor fillon edhe skriningu dypalësh. Qëllimi është që i gjithë procesi i skriningut të përfundojë deri në nëntor të vitit të ardhshëm. Raporti i ardhshëm i Komisionit Evropian me siguri do të jetë më i hollësishëm, sepse do të përmbajë edhe të dhëna nga skriningu sqarues dhe skriningu dypalësh”, sqaron kryeministri.

Siç shtoi, në skriningun dypalësh, ekipi negociator i Maqedonisë së Veriut do të prezantojë në cilën pjesë dhe sa shteti është harmonizuar dhe është avancuar.

“Kur do të përfundojë ai proces ky do të jetë udhërrëfyes i qartë se çka duhet të bëjë shteti në të ardhmen me qëllim që ta adaptojë legjislacionin, zbatimin e ligjeve të harmonizuar me BE-në, me qëllim që në fund të bëhemi anëtare e Unionit”, tha Kovaçevski.

Kryeministri porositi se është me rëndësi që të gjithë në shoqëri të jenë pjesë e integrimeve evropiane, sepse siç tha ai është procesi i cili do të zgjasë të paktën tetë vite.

“Duke pasur parasysh kapacitetin tonë si shtet dhe orientimin e qartë drejt integrimeve evropiane dhe faktin se 45 për qind e legjislacionit është në përputhje me legjislacionin evropian, Qeveria do të investojë të gjitha kapacitetet e saj, por duhet edhe të gjithë aktorët e tjerë të shoqërisë. Të gjitha reformat që duhet të bëhen në atë rrugë do t’i ndajmë me Komisionin Nacional për Integrime Evropiane në Kuvend, kryetari i të cilit është pikërisht deputet i opozitës”, shtoi kryeministri Kovaçevski.

Ai theksoi se populli maqedonas dhe shteti meritojnë të bëhen pjesë e bashkësisë së vendeve ku ka drejtësi sociale, prosperitet ekonomik dhe sundim të demokracisë në nivelin më të lartë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments