🇦🇱Sot në ambientet e Komunës së Tetovës prita në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Klemens Koja.
Shkëmbyem mendime për disa tema kruciale që e tangojnë vendin tonë, si situata aktuale politike, marrëveshjet me Republikën e Bullgarisë, procesin e integrimit në familjen evropiane. Gjithashtu diskutuam edhe për aktivitetet dhe problemet me të cilat ballafaqohet komuna jonë, bashkëpunimin me pushtetin qendror, punën e Këshillit të Komunës së Tetovës, si dhe për krizën energjetike, si dhe çfarë po bën komuna jonë lidhur me këtë çështje.
E falënderova ambasadorin Koja për mbështetjen që misioni i OSBE-së i ka dhënë vendit tonë deri më tani. U dakorduam që në të ardhmen do të punojmë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.