-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRaporti i Komisionit Evropian citon shqetësimet e AGK-së për presionet politike kundër...

Raporti i Komisionit Evropian citon shqetësimet e AGK-së për presionet politike kundër gazetarëve në Kosovë

Në raportin e fundit për Kosovën të Komisionit Evropian, organizmi më i lartë i Bashkimit Evropian, citon shqetësimet e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), për një sërë sulmesh që kanë ndodhur në drejtim të gazetarëve dhe medieve në vitin e fundit.

“Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), gjatë vitit 2021 janë regjistruar 29 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe fjalorit publik denigrues ndaj gazetarëve (në vitin 2020, ka pasur 11 raste të kërcënimeve dhe ngacmimeve jo-fizike dhe 4 raste të sulmeve fizike kundër gazetarëve). Në vitin 2022, deri në 27 qershor janë shënuar 5 raste të denigrimit publik kundër gazetarëve, më së shumti nga zyrtarë të lartë publikë. Kërcënimet dhe sulmet variojnë nga të tilla që vijnë nga biznesmenë kundër gazetarëve e punëtorëve të tjerë medialë, e deri tek kërcënimet nga zyrtarë shtetëror dhe partiak. Rasti i sulmit kundër gazetarit Visar Duriqi mbetet i pazgjidhur. Zgjidhja e rasteve mbetet shumë e ngadalshme. Sipas AGK-së ka pasur shtim të deklaratave denigruese të bëra nga politikanë kundër medieve, duke rrezikuar sigurinë e gazetarëve dhe duke provuar të ulin besimin në raportimet gazetareske. Gjatë kësaj periudhe, AGK-ja ka regjistruar së paku dy padi SLAPP të figurave publike kundër gazetarëve”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.

Gjatë këtij viti, AGK-ja ka reaguar kundër një fushate në rritje kundër medieve të figurave të pushtetit aktual duke përfshirë bashkëshortin e Presidentes Osmani, Prindon Sadriu, këshilltarët e kryeministrit Kurti, Luan Dalipi e Hysamedin Feraj, si dhe deputetët e VV-së, Sali Zyba e Fitore Pacolli.

AGK-ja thotë se mbetet burimi kryesor për informim i Bashkimit Evropian kur është në pyetje siguria e gazetarëve në Kosovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments