2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: Të gjithë ta mbështesim iniciativën e Edit për ndryshim të...

Ali Ahmeti: Të gjithë ta mbështesim iniciativën e Edit për ndryshim të Rezolutës skandaloze 1782

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar pas fjalimit të Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për ndryshimin e Rezolutës së padrejtë dhe të pasaktë 1782 të vitit 2011.

Ai thotë se mbështetë iniciativën e Kryeministrit shqiptar duke thënë se rezoluta skandaloze u miratua si rezultat i propagandés ruso-serbe me lajme të rreme të cilat sipas Ahmetit, nuk u vërtetuan asnjëherë, raporton indeks.mk

“Dëmtuan rëndë sakrificën tonë kombëtare për liri, pavarësi, demokraci dhe barazi. Ftoj të gjithë kolegët, veprimtarët, patriotët, intelektualët, politikanët, gazetarët, opinionistët, shoqërinë civile dhe qytetarët t’i bashkangjiten thirrjeve për ndryshim të Rezolutës dhe përmirësimin e padrejtësisë ndaj kombit shqiptar. UÇK-ja është forcë çlirimtare e cila kishte përkrahjen e botës perendimore, njejtë sikur sot populli liridashës Ukrainas.Liria ka emër – UÇK!”, ka shkruar Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments