-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i Financave Fatmir Besimi në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës...

Ministri i Financave Fatmir Besimi në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington

Delegacioni nga Republika e Maqedonisë së Veriut, kryesuar nga ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Anita Angellovska Bezhovska, nga dita e sotme do të qëndrojnë në Uashington, ku do të marrin pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore.

Takimet vjetore fokusohen në gjetjen e mënyrës për të reguar ndaj krizës së energjensave dhe ushqimit, promovimin e rritjes inkluzive, investimet lidhur me ndryshimet klimatike, si dhe investimin në kapitalin njerëzor.

Në këto takime, bëhen bashkë të gjithë ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, sektorit joqeveritar dhe ekspertët të cilët kanë mundësinë të diskutojnë për çështjet aktuale dhe të gjejnë mundësi për tejkalimin e tyre. Kjo është mundësi edhe për realizimin e takimeve formale dhe joformale ndërmjet të pranishmëve.

Gjatë qëndrimit në Uashington, ministri i Financave, Fatmir Besimi, do të zhvillojë disa takime me përfaqësues së lartë të këtyre institucioneve ndërkombëtare. Do të realizojë takim me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, Koen Davidse, nënkryetaren e Bankës Botërore, Anna Bjerde, drejtoreshën rajonale për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, si dhe me drejtorin e Bankës Botërore në vend, Massimiliano Paolucci.

Gjithashtu, ministri Besimi do të takohet edhe me drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Pol Hilbers, drejtorin e Departamentit të FM-së për Europë, Alfred Kamer, shefen e misionit të FMN-së në RMV-në, Bargljot Bjornson Barkbu, si dhe me përfaqësuesen rajonale për Ballkanin Perëndimor, Stephanie Eble.

Ministri, do të takohet edhe me përfaqësuesit e Thesarit të SHBA-së, si dhe me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC).

Në këto takime, ministri do t’i theksojë përpjekjet dhe masat e ndërmarra nga Qeveria për përballimin e krizës energjetike dhe të çmimeve, njëkohësisht duke ruajtur edhe stabilitetin makroekonomik. Në vazhdën e këtyre takimeve është domethënëse edhe deklarata e FMN-së se Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë shfrytëzuese e Programit për përkujdesje dhe likuiditet, që është konfirmim i politikave të qëndrueshme ekonomike.

Me ashpërsimin e gjendjes gjeopolitike në Evropë, sidomos me situatën me furnizimin me gaz, parashihet dimër i vështirë për gjithë tokën evropiane, për ne si pjesë e saj dhe botën në përgjithësi. Kjo krizë është me përmasa të atilla që ne si ekonomi e vogël në zhvillim, nuk mund t’i absorbojmë të gjitha efektet. Prandaj, bashkimi dhe solidariteti për tejkalimin e saj dhe përkrahja në këtë periudhë janë kyçe, pohoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Gjatë këtyre takimeve, do të theksohen masat që u ndërmorën për ballafaqimin me krizën dhe financimi i tyre; Qëndrueshmëria fiskale dhe reformat që planifikohen në ligjin e miratuar së fundmi, përkatësisht në Ligjin për Buxhetet, i cili njëherazi paraqet reformë kyçe për llogaridhënie më të madhe, dixhitalizim dhe planifikim më të mirë afatgjatë; Dixhitalizimi i proceseve me krijimin e sistemit IFMIS, projekt i cili zbatohet me përkrahjen e Bankës Botërore. Por, po ashtu, theksi do të vendoset edhe te investimet që Qeveria i planifikon në sektorin energjetik, në burimet e ripërtëritshme të energjisë, efikasitetin energjetik, diversifikimin e sigurimit të energjensave dhe përkrahjen e realizimit të tyre, që ka kishte rëndësi të veçantë në këtë krizë.

Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington do të mbahen nga data 10 – 16 tetor, 2022.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments