7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmePas momentit historik të fjalimit në Asamble, Kosova do t’i ketë edhe...

Pas momentit historik të fjalimit në Asamble, Kosova do t’i ketë edhe ulëset e rezervuara për të

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enis Kervan, në një lidhje direkte për T7 nga Strasburgu ka dhënë detaje për mbledhjen e sotme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku edhe Kosova për herë të parë ka pasur rastin që të shpreh qëndrimin e saj.

Kervan ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur sot është një tregues se Kosova është edhe një hap më afër anëtarësimit nëpër institucione ndërkombëtare.

“Sot Kosova e ka dëshmuar që është një hap më afër institucioneve ndërkombëtare. Shumë delegacione kanë shprehur mirëseardhje për Kosovën dhe kjo është një kënaqësi e madhe. Jemi në rrugën e duhur dhe kemi shumë miq që e përkrahin Kosovën”, ka thënë Kervan në Frontal të T7.

Ai ka thënë se për të arritur deri në ditën e sodit është punuar tepër shumë, derisa ka dhënë edhe një lajm të mirë duke treguar se tashmë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të jenë edhe ulëset e rezervuara për Kosovën, meqë deri tani përfaqësuesit e Kosovës janë ulur në karriget e mysafirëve.

“Këtë proces është punuar shumë vite. Ne si delegacion më shumë se një vit jemi angazhuar në maksimum. Nëpër takime, komitete politike dhe takime të tjera me delegacionet. Kemi diskutuar, kemi prezantuar realitetin e Kosovës dhe kemi kërkuar përkrahje. Kemi qenë në kontakt gjithmonë, edhe për punën e pakicave, që jemi shtet model.

Pas muajit maj që kemi aplikuar për anëtarësim, ky është një hap pozitiv.  Për herë të parë janë ndarë edhe ulëset e rezervuara për Kosovën, sepse përpara kemi qenë vetëm si mysafir. Tash e tutje në Asamble do të kemi ulëset e rezervuara”, ka thënë Kervan.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments