Gjatë një konference për mediat ditën e sotme, shefi i NATO Jens Stoltenberg njoftoi se aleanca do të vijojë me stërvitjen me armë bërthamore të parashikuar më herët.
Stolenberg iu përgjigj pyetjes ‘nëse do të ishte më mirë shtyrja e kësaj stërvitjeje në një kohë kur edhe Putini është duke kërcënuar për përdorimin e armëve bërthamore’, duke theksuar se diçka e tillë do të jepte mesazh të gabuar te Rusia duke i rritur asaj orek
“Forcimi i NATO-s është e vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia kundrejt Ukrainës”, tha Stoltenberg.
Stërvitja vjetore zhvillohet javën e ardhshme dhe do të përfshijë 14 anëtarë të NATO-s dhe avionë që përdorin armë bërthamore. Po ashtu, gjatë stërvitjes do të angazhohen edhe avionë te tjerë të luftës konvencionale si edhe avionë çisternë.
Qëllimi i tij i deklaruar është të sigurojë që personeli dhe pajisjet përkatëse të aleancës janë të përgatitur për skenarin më të keq në kontekstin aktual dhe të ofrojë një ndjenjë sigurie ndaj anetarëve.
“Ne po monitorojmë nga afër forcat bërthamore të Rusisë”, shtoi Stoltenberg. “Nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin e Rusisë, por mbetemi vigjilentë”.
sin, ndërsa bindet për dobësinë e organizatës, raporton abcnews.al.