Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se vazhdimi i llogaritjes verore të kohës nuk do të ndikojë shumë në punën e kompanive në zbutjen e krizës energjetike. Mickoski tha se Qeveria duhet të bëjë më tepër dhe të pranojë sugjerimet e opozitës.“A do të ndryshojë diçka llogaritja verore e kohës. Nuk mendoj se do të ndryshojë më tepër se 2-3 për qind nga pasqyra e plotë, kjo nuk është mjaftueshëm”, tha mes tjerash Mickoski