3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaKronikëRMV / Vrau dhëndrin në “mbrojtje të vajzës së tij”, shpallet i...

RMV / Vrau dhëndrin në “mbrojtje të vajzës së tij”, shpallet i pafajshëm nga gjykata

Toni Gjorgjevski-Ferdo nga Manastiri u shpall i pafajshëm për vrasjen e dhëndrit të tij, të cilën ai pretendonte se e kishte bërë në vetëmbrojtje të vajzës së tij.

Gjykata e pranoi këtë mbrojtje, gjegjësisht se Gjorgjevski veprën e ka kryer në vetëmbrojtje. Vendimi u dha tetë muaj pas ngjarjes.

“Më në fund, pas tetë muajsh gjykata dha një vendim të saktë, duke e liruar babanë tim. Më në fund është i lirë, faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Jove Gjorgievski, djali i Toni Gjorgievski-Ferdo.

Gjorgievski ishte në paraburgim gjatë gjithë kohës së hetimit, ndërsa familja e tij organizoi një protestë, ku kërkuan lirinë për manastirasin. Prokuroria e Manastirit e ka akuzuar për vrasje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments