Dy partitë opozitare të shqiptarëve, Aleanca e Shqiptarëve (ASH) dhe Lëvizja BESA, pohojnë se shumica parlamentare aktualisht ka vetëm mbështetjen e 64 deputetëve në letër.
“Mazhoranca parlamentare aktualisht ka 64 deputetë në letër, që duhet të jetë një shumicë relativisht e qëndrueshme, por fatkeqësisht nuk është kështu në Parlament. Pothuajse asnjëherë kohët e fundit kjo mazhorancë nuk siguron numrin e nevojshëm prej 61 deputetësh për të nisur seancat dhe për të miratuar ligjet që në mbi 90% të rasteve propozohen nga qeveria. Arsyet pse po ndodh kjo duhet kërkuar te partitë dhe deputetët e koalicionit qeveritar, ka theksuar për “Lokalno.mk”, Suriya Rashidi – deputeti i ASH-së.
E deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zenedeli, arsyen e mosfunksionimit të Kuvendit me kapacitet të plotë e sheh te deputetët e shumicës parlamentare.
- Shumica parlamentare duket se ka probleme me disa deputetë të saj, ndaj Kuvendi nuk funksionon me kapacitet të plotë në zbatimin e agjendës së përcaktuar. Duket se “zjarri” ende nuk është shuar, ka thënë Zendeli për “Lokalno.mk”, duke aluduar për pakënaqësitë e “Grupit të Zjarrit” ndaj BDI-së në pushtet.