KOVAÇEVSKI: DIMËR I RËNDË PO NA PRET, ASKËND NUK DO TA LËMË VETËM
42 mijë qytetarë në katër muajt e ardhshëm do të marrin 3 mijë denarë ndihmë nga Qeveria. Kështu deklaroi kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski gjatë prezentimit të masave anti-krizë. Ai tha se janë ndarë 350 milion euro për masat e krizës energjitike dhe ekonomike.
“Për 42 mijë qytetarë do të sigurojmë ndihmë prej 3 mijë denarëve në katër muajt e ardhsëm këtu hyjnë personat të cilat marrin ndihmë sociale, prindërit e vetëm, personat të cilat janë me nevoja të veçanta, persona te pa punësuar. Për këtë masë janë ndarë 8 milion euro. Një kategori e pensionistëve do të marrin nga 1500 denarë ndërsa të tjetër 3 mijë denarë”,deklaroi Kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ndihmë do të kenë qytetarët dhe kompanitë për t’i mbuluar shpenzimet e energjisë elektrike.
“Do të kemi mjaftë ushqim dhe ngrohje këtë ua sigurojmë qytetarëve. Nuk do ta harrojmë asnjërin nuk do ta lëmë vetëm në këtë krizë ekonomike. 4 mijë qytetarë do të ndihmohen për energji elektrike, 200 euro për qytetarët për çdo muaj, kompanitë lirohen nga TVSH-ja për import për gaz, për bujqit ndamë për 52 milion euro”, ,deklaroi Kryeministri Dimitar Kovaçevski.“Në katër muajt e ardhshëm do të ndahen nga 3000 denarë për kategoritë sociale, personat që shfrytëzojnë ndihmë sociale, personat që kanë fëmijë me nevoja të veçanta, prindërit vet ushqyes, persona të papunësuar, për këto masa janë ndarë rreth 8 milionë euro”,deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski
Në mesin e masave anti krizë janë edhe kompanitë e mesme dhe të vogla, ndërsa nuk do të përfshihen bankat, kazinot./KlanMacedonia/