-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShoqata “Renesansa2019” në Tetovë organizoi seminarin” Rëndësia ekologjike dhe turistike e Gështenjës...

Shoqata “Renesansa2019” në Tetovë organizoi seminarin” Rëndësia ekologjike dhe turistike e Gështenjës në Malin Sharr me theks të veçantë në rajonin e Tetovës”

Shoqata “Renesansa2019” në Tetovë organizoi seminar Rëndësia ekologjike dhe turistike e Gështenjës në Malin Sharr me theks të veçantë në rajonin e Tetovës” projekt ky që mbështetet nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që ka për qëllim të promovojë dhe të nxit zhvillimin e turizmit në Malin Sharr, por edhe të krijojë një brend për Gështenjën. Kryetari i shoqatës për arsim, kulturë, turizëm dhe ekologji “RENESANSA2019”, Berat Azizi tha se ky seminar vjen pas punës dy mujore që është bërë në terren në lidhje me Gështenjën, mundësinë e promovimit të saj, rigjenerimin dhe për të zmadhuar sipërfaqet me gështenja. Këtu do të përmendja faktin se vetëm në një qytte të vogël të Italisë qytetarët nga Gështenjat sigurojnë miliona euro e gjitha falë promovimit që po bëjnë. Pra Mali Sharr i ka të gjitha potencialet për të kultivuar këtë bimë edhe më shumë dhe për të zgjeruar gjithë hapësirën. Gjatë studimi në terren kmei vërejtuar s enë disa lokacione disa dru të gështenjës kanë filluar të thahen dhe për këtë qëllim do të duhet ytë bëhet zëvendësimi I tyre me dru të ri. Në anën tjetër gjeografi Agron Salihi, theksoi se Pejsazhi I Sharrit bukurinë ja shton edhe numri I madh I gështenjave shtatlarta si dhe me trung të madh që janë shumë në numër. Brezi I gështenjës potencoi Salihi në malin Sharr më së shumti shtrihet në malësinë e Tetovës si dhe në komunën e Tearcës siç janë: Sllatina, Nepreshteni, Leshka, Tearca, Odri dhe fshatrat malore, Varvara, Brezna, Përca. Në anën tjetër kemi edhe fshatra Novosellë etj. Sipas tij gështenja është një specie e rëndësishme e cila ka një rëndësi të madhe ekonomike dhe industrial. Vlera ekonomike ka gjetur përdorime nga më të ndryshmet, kurse vlera tjera janë edhe ato shëruese sidomos në mjekësi ku nga gjethet e thara shërbehen për kurimin e kollës s ëmirë, për shërimin e sëmundjeve të frymëmarrjes, të reumatizmës dhe shumë sëmundje tjera. Në anën tjetër Mali Sharr është I njohur edhe për mjaltin e gështenjës, por edhe kjo ka nevojë për një promovim dhe një mbështetje më të madhe. Të pranishmit gjatë diskutimit pohuan faktin se kjo nismë tashmë duhet të shndërrohet në një festival tradicional ku qytetarët jo vetëm të vendin por edhe nga jashtë do të mund të vizitojnë fshatrat e Tetovës sidomos vendet ku ka gështenja, ta promovojnë atë, të zgjerojnë sipërfaqet dhe të krijojnë një brend që do të ishte shumë I rëndësishëm për vendin tonë. Mendojmë se vetëm në këtë mënyrë do të mund të tërheqim sa më tepër turistë. Faza e tretë përfshin takimet me nxënës dhe student për të ngritur vetëdijen dhe për ti informuar në lidhje me faktin se sa I rëndësishëm është turizmi në një vend ku të gjitha kushtet natyrore dhe pasuritë janë në favor të atij lokaliteti. Shpresojmë se së bashku me organizatat tjera dhe me ministrinë e ekologjisë do të arrijmë të krijojmë një pasqyrë tjerë për këtë rajon dhe kushte për të tërhequr turistët u than ë takimin e organizuar nga Shoqata “ RENESANSA 2019”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments