Ministri Bujar Osmani, duke cituar kryetarin e partisë, Ali Ahmeti, është përgjigjur në pyetjen se a rrezikohet pozita e tij në ekzekutiv, pas zhvillimeve të fundit në BDI. Osmani nuk është përgjigjur konkretisht në pyetjen, por tha se është misionar dhe jo zyrtar, duke aluduar në komentin e Ahmetit se do të mbetet në krye të partisë derisa të arrihet misioni –pra anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Paqartësia vjen pasi “grupi i zjarrit” inicoi zgjedhjen e organeve të reja partiake, para të cilave do të duhet të raportojnë qeveritarët nga BDI-ja, ndërsa në fokus vendosën punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit.Unë jam politikan profesionist, karriera e të cilit nuk ka qenë vetëm në Qeveri, por kur nuk kam qenë në Qeveri kam qenë në parti. Kështu që, siç thotë Ahmeti, “unë jam misionar, jo zyrtar. Këto platforma janë vetëm mënyra për të shprehur misionin tim. Nëse këtë do ta bëj si zëdhënës, si ministër, si zyrtar është në fakt një ide dhe ne po punojmë për idenë”, tha Bujar Osmani – BDI.Osmani tha se vendimi i BDI-së është që debati nga publiku të kalojë në organet partiake, dhe kjo do të ndodhë më 15 tetor. Sipas tij, të gjithë do të mund të shprehin mendimin e tyre që do të ishte, siç shton Osmani, shprehje e praktikës demokratike dhe lirisë në parti. Mungesa e organeve partiake dhe mungesa e llogaridhënies së pushtetit ekzekutiv ishin arsyet pse “grupi i zjarrit” në BDI shprehën pakënaqësinë në një letër të publikuar në fund të shtatorit, dhe përmes së cilës publikisht kërkonin nga lideri Ali Ahmeti, që ta ruaj unitetin dhe të hapet një debat brenda partisë për tejkalimin e gjendjes. Një pjesë e mediave, nga ana tjetër, kanë bërë të ditur se shkak për sherrin brendapartiak janë interesat e biznesit për importin e thëngjillit, por Osmani thotë se këto janë spekulime.
Jo, mendoj se bëhej fjalë për blerjen e Tvitterit, ne patëm një debat me Elon Muskun. Mendoj se këto janë spekulime të panevojshme dhe ata që e njohin historinë e BDI-së, e dinë se në këtë mënyrë manifestohet BDI. BDI është parti e madhe, BDI është parti e pjekur, në të cilën edhe pakënaqësia edhe kënaqësia manifestohet përmes organeve të partisë dhe pastaj merren vendimet e duhura”, shtoi ai.
Kryeministri ka përsëritur sot se nuk ka asnjë njoftim për ndonjë ndryshim në përbërjen e qeverisë./Alsat.mk