Pa shpërthimit si pasojë e të cilit u shemb një pjesë e urës së Krimesë, ushtria ukrainase nuk e ka pohuar, e as mohuar se qëndron pas aktit.
Ata thanë se presidenti i Rusisë Vladimir Putin duhet të jetë i lumtur “sepse ai mori një dhuratë kaq të shtrenjtë për ditëlindjen e tij”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Dje ishte ditëlindja e 70-të e Putinit.
Ura është strategjikisht e rëndësishme për ushtrinë ruse si një rrugë furnizimi për karburant, municione dhe armë të tjera, kështu që vënia e saj jashtë funksionit mund të çojë lehtësisht në një përmbysje në front.
Një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas nuk e mohoi se Ukraina qëndronte pas aktit, por as ai nuk e konfirmoi atë.
“Gjithçka që mund të them është se përbërja me karburant, e cila synon të furnizojë forcat pushtuese në jug të Ukrainës, po kalonte urën”, theksoi ai shkurt dhe këmbënguli të mbetet anonim.
Pas kësaj ai kishte një mesazh të shkurtër për presidentin e Rusisë. “Putini duhet të jetë i lumtur. Jo të gjithë marrin një dhuratë kaq të shtrenjtë për ditëlindjen e tyre,” tha ai.
Siç shkruan The New York Times, ura është me rëndësi strategjike për ushtrinë ruse si një rrugë për furnizimin me karburant, municione dhe armë të tjera. /alsat.m/