3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiEurostat: Edhe kafeja po shtrenjtohet, rituali i përditshëm i mëngjesit po bëhet...

Eurostat: Edhe kafeja po shtrenjtohet, rituali i përditshëm i mëngjesit po bëhet luks

Qytetarët e BE-së, nga ana tjetër, pinë kafe 16,9 për qind më shtrenjtë, sipas të dhënave të Eurostat për gusht 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Për ata që e pinë kafenë me qumësht ose sheqer, ky ritual i mëngjesit mund të jetë edhe më i shtrenjtë dhe të bëhet luks pasi çmimet e këtyre artikujve janë rritur edhe më shumë gjatë vitit të kaluar. Qumështi i freskët i plotë në Maqedoni është rritur për 29 për qind, ndërsa sheqeri për 58 për qind.

Në vendet e BE-së, qumështi u rrit mesatarisht me 24,3 për qind dhe sheqeri me 33,4 për qind, më së shumti në Poloni me 109,2 për qind.

Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet e kafesë, qumështit dhe sheqerit janë rritur në të gjitha vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Maltës.

Kafeja është bërë më e shtrenjtë në Finlandë (43.6%), në Lituani (39.9%) dhe në Suedi (36.7%)

Qumështi në Lituani (58.2%), në Kroaci (41.2%) dhe në Estoni (38.9%).

Nga ana tjetër, sheqeri në vitin e kaluar është bërë më i shtrenjtë në Poloni (109.2%), në Estoni (81.2%), Letoni (58.3%) dhe në Bullgari (44.9%). / MIA-Vesnik.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments