Pas “Ivan Mihajllov” në Manastir, Bullgaria sot do të hapë një tjetër klub kulturor me një emër kontrovers që lidhet me fashizmin “Car Borisi i III” me qendër në Ohër. “E Majta” njoftoi se organizon protestë kundër hapjes zyrtare të klubi të dytë kulturor bullgar. Shoqata themeluese e caktoi datën vetëm katër ditë para Ditës së Kryengritjes Popullore kundër pushtuesit fashist në Maqedoni dhe festës kombëtare të 11 tetorit.
Klubi hapet pa opinion pozitiv nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa “E Majta” ka aplikuar si organizatore i protestës së sotme.
“Me datën 7 tetor (e premte) duke filluar nga ora 11:30 në rrugën “Makedonski Prosveitelite”, përballë qendrës tregtare Amam – Ohër, le të mobilizohemi dhe të shprehim nxitjen tonë antifashiste.
Për shkak të hapjes së shoqatës kontroverse me emrin e burrit shteti fashist, shërbëtorit të Hitlerit dhe luftëtarit kundër maqedonizmit “Car Boris III”, “E Majta” – Ohër thërret mbarë qytetarët në protestë kundër rrënimit të rendit kushtetues dhe shtetëror të Republikës së Maqedoni dhe kundër ndezjes së urrejtjes kombëtare!
Të ruajmë dinjitetin e kombit maqedonas dhe kujtimin e luftëtarëve antifashistë maqedonas dhe të mos lejojmë që të shkatërrohet integriteti i shtetit!”, kërkon “E Majta”.
VMRO-DPMNE e mbështeti protestën e sotme, por me deklarata më të butë.
Për Hristijan Mickoskin, liderin e VMRO-DPMNE-së, hapja e klubit të ri kulturor bullgar “Car Boris Treti” është provokim dhe bëri thirrje për protestë masive në Ohër. Mirëpo, kreu i opozitës u ka thënë qytetarëve që të protestojnë me dinjitet dhe qetësi.