Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në fjalimin e sotëm të tij tha se si shoqëri duhet ta kuptojmë se duhet t’i përshitemi tregut të punës, përcjell TV21. Bytyqi ripërsëriti se rreth 90 për qind e personave të papunë në vend janë analfabetë funksional.
“Mbi 90 për qind e të papunëve në vend janë analfabetë funksional ose të shkolluar jofunksional, ndërsa 63 për qind e tyre nuk kanë arsim fillor ose të njëjtin nuk e kanë kryer. Kjo është gjendja aktuale, ky është kuadri që tregu i etur i punës nuk mund të thithë sepse është i pamjaftueshëm. Duhet të flasim për këtë, ky është një problem dekadash dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm. Koncepti i të mësuarit gjatë gjithë jetës, rikualifikimit është një realitet që të gjithë duhet ta pranojnë. Kjo mund të jetë e vështirë, duke pasur parasysh sistemin nga kemi dalë, por kanë kaluar tre dekada dhe është koha për të kapur hapin. Duhet t’i drejtohemi punës, të matim personelin me kualifikimet e nevojshme për tregun modern të punës që nuk nënkupton më vetëm industrinë e rëndë, por robotikën, megatronikën dhe inteligjencën artificiale”, tha mes tjerash Bytyqi.