Angela Aggeler edhe zyrtarisht u betua si ambasadorja e re e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ceremonia e betimit u zhvillua në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.
Ambsadroja e re në vendin tonë, Aggeler është anëtare karriere e Shërbimit të Jashtëm të Lartë, ndërsa së fundmi ka shërbyer si zv.Shefe e Misionit të SHBA-së në Pakistan. Ajo gjithashtu shërbeu si e Ngarkuar me Punë të Përkohshme. Më pare ajo ka shërbyer edhe si Këshilltare Ministre për Çështjet Publike në Ambasadën e SHBA-së në Paris, Francë, si pjesë e një karriere që përfshinte gjithashtu detyra në Shkup, Nju Delhi, Hanoi dhe Uashington, D.C.