Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka mirëpritur në takim ambasadorin kosovar në RMV, Florian Qehaja. Në takim është biseduar për situatën politike në Maqedoni, për zhvillimet e fundit dhe për krizën energjetike
Dy palët gjithashtu kanë biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Tetovës dhe institucioneve në Kosovës e gjitha kjo në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve.
“Bashkërisht vlerësuam se zgjedhjet për këshillin e Tetovës, kanë qenë në një frymë demokratike dhe qytetarët dëshmuan se e duan ndryshimin, duan një udhëheqje më të mirë e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe qytetit. Ambasadorin e informova edhe për kapacitetet që posedon komuna e Tetovës në aspektin e burimeve njerëzore dhe efikasitetin e administratës. Bashkëpunimi dhe takimet që janë në interes të qytetarëve do të vazhdojnë edhe më tutje”, u shpreh Kasami..