Presidenti Ilir Meta tha se ka vënë në dijeni lideret e opozitës, Basha-Kryemadhi e Berisha që të kenë kujdes nga një grup I strukturuar dhe miliarderësh të cilët kërkojnë të kapin vendin.
Ai shtoi se ndryshe nga e kaluara kur thoshte “Edi Reflekto”, tani axhenda e tij është “Edi thellohu”. Meta shtoi se aid he të gjithë ata që kanë gjak shqiptari do ti dalin për Zot vendit.
Prej kohësh zotit Basha dhe Kryemadhit dhe Doktorit ju kam thënë që të mos bien pre e provokimesh të një grupi të strukturuar tre P të mëdhaja dhe një d e vogël, është një grup i strukturuar që funksionon si …. Kanë gjetur njeriun e duhur i cili nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë. Prej muajsh presidenti ka kërkuar rrugën e zgjidhjes dhe nuk eshte “Rama ik” por reflekto. Tashmë kam një axhendë tjetër “Rama thellohu”. Nëse nuk je në gjendje të marrësh vendime të barabarta unë dhe gjithë shqiptarët do e marrim përsipër dhe do e mbrojmë Shqipërinë nga miliarderet. Kam dhe një mesazh për Xhorxh Sorosin, i uroj suksese dhe të birit dhe që vjen shpesh këtu dhe I them këte: “Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit por i racës së Avn Rustemit dhe është president i Shqipërisë, jo vegel e Serbise. Jam i gatshëm që të bëj testin e shëndetit mendor. Po kështu jam i gatshëm të bëj edhe testin e drogës, ndërsa për testin e shqiptarit e kam bërë dhe e kam bërë me kohë.
Më pas një sulm edhe për zgjedhjet e 30 qershorit, duke pohuar se ai do ti dalë për Zot vendit edhe kur e shikon që të tjerët tallen.
Këto ishin zgjedhje socialiste, nëse e kam përdorur termin socialist ju them të gjithëve se nuk e kam me ata që janë socialista. Unë kam qenë shumë konseguent në bindjet e mia, unë kam qenë eurosocialist dhe në bindje jam socialist, por në radhë të parë jam shqiptar. Le të mbushin kutitë gjithë ditën me organizatën socialiste me Kolegjin socialist që diskuton hallin e Idajetit dhe rrëzon dekretin e Metës. Për mua demokracia është e panegociueshme, nuk e negocioj me asnjë ambasadë me asnjë shtet, unë jam prej 30 vjetësh ktu dhe e di që populli shqiptar më ka mbështetur për politiken dhe zgjedhje të ndryshme. Jam këtu ti dal për Zot vendit kur shikoj se të tjerët tallen. Zgjedhjet janë me 13 tetor, dekretin e presidentit vetëm Kushtetuesja mund ta diskutojë, jo Kolegji socialist.
Pastaj propozimi konkret, zgjedhje të përgjithshme dhe për President në 13 tetor.
Për të gjithë shqiptarët që nuk patën mundësi të zgjedhin në këto zgjedhje për faj të të dy palëve, në 13 qershor do të ketë edhe zgjedhje të përgjithshme edhe zgjedhje për presidentn, kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë të tmerrshëm që sot që është dhe 2 korriku të mos të na futen nëpër ambasada dhe të ikin të gjithë jashtë. Ne do e bëjme Shqipërinë një vend evropian, një vend ku askush nuk dhunon ligjin dhe institucionet, do e bëjmë një vend evropian që të kthehen shqiptarët kudo që janë. Ky është propozimi im, nëse ka ndonjë propozim Rama apo ndonjë ambasadë që nxit sherr në Shqipëri ta bëjë dhe ta pranojmë. E ftoj Ramën të reflektojë, dhe popujt e tjetë që të mos tallen me kushtetutën tonë, që i mbanin iso, një ambasador që ka qenë atëherë në 2008 kur u tallën me Kushtetutën është serish ambasador sot që komenton dekretin e presidentit dhe hallin e Idajetit. Të heqim dorë nga loja e ambasadave. Nëse do takim me prindër me amerikanet dhe me ato që nuk e lënë le të vijë me mua, nëse nuk janë këtu le të më thotë dhe ikim se mua ma jep vizën Edi, i cili na e jep dhe na e heq sic do në Evropë e ku të dojë.