Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Këshillin grevist.
Mes palëve u dialogua për një marrëveshje të mundshme që do t’i jap fund grevës në arsim.
Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u pas takimit me Kurtin tha se “nëse Kurti kishte më thënë se jam i gatshëm të lëviz nga 50-shi, do të kishim kompromis”.
Ndërkaq, kryeministri Kurti tha se “në takim u tha kryeministër lëviz, unë kam lëvizur 10 herë”.
Kurti zbuloi nga biseda me Jasharajn, ku tha se i kanë kërkuar “t’i ndihmoj si vëlla”. Ai thotë se “Ka kaluar koha kur kryeministri të ndihmon si vëlla”.“Më thoshin ‘na ndihmo si vëlla’, si vëlla të ndihmoj privatisht. Por ka kaluar koha kur kryeministri të ndihmon si vëlla”, tha Kurti./21Media