Edhe përkundrazi çmimit të lartë të haxhit për këtë vit, shumë besimtarë kanë vendosur të kryejnë kushtin e pestë të fesë Islame.
Nga Maqedonia e Veriut për pelegrinazhin e haxhit këtë vit do të nisen 919 besimtarë, deklaroi Irsel Jakupi, Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së.
“Besimtarët do të udhëtojnë me 27, 29 dhe 30 qershor me pesë fluturime çarter Shkup-Xheda. Më i madhi prej tyre është 65 vjeç, ndërsa më i vogli 7 dhe 8 vjeç, fëmijë që udhëtojnë me prindërit e tyre”, shtoi Jakupi për Agjencionin Informativ të Maqedonisë.
Sipas tij, sa i përket Myftinisë së Dibrës, e cila mbulon komunën Dibër, Qendër Zhupë dhe zonën e Rekës dhe komunën e Mavrovë Rostushës, këtë vit në haxhillëk do të shkojnë 12 besimtarë.
Kthimi i besimtarëve pas ekzekutimit të shtyllës së pestë të Islamit – haxhit do të jetë më 21, 22 dhe 25 korrik, nga qyteti i Medines për në Shkup.