10 C
Tetovo
E martë, 11 Nëntor, 2025
BallinaLajme8,6 miliardë € është rritur borxhi i qytetarëve dhe kompanive ndaj bankave...

8,6 miliardë € është rritur borxhi i qytetarëve dhe kompanive ndaj bankave në Maqedoninë e Veriut

Nga muaji në muaj, qytetarët e Maqedonisë së Veriut po rrisin borxhet, edhe pse norma referencë e obligacioneve qeveritare mbetet e lartë.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë, qytetarët dhe kompanitë së bashku i detyrojnë bankave 532,395 milionë denarë ose 8,6 miliardë euro. Për krahasim, në janar të këtij viti, vlera totale e kredive ishte 8 miliardë euro.

Tradicionalisht, qytetarët kanë borxh më të madh se kompanitë, dhe në qershor borxhi i tyre arriti 269,056 milionë denarë ose 4,37 miliardë euro.

Kompanitë kanë borxh pak më të ulët, 260,821 milionë denarë ose 4,24 miliardë euro. Megjithatë, në muajt e fundit po rritet kreditimi i sektorit korporativ me ritme më të shpejta se më parë.

Të dhënat tregojnë se borxhet po rriten edhe te familjet edhe te kompanitë, por në muajin e fundit rritja është më e shpejtë te qytetarët, gjë që nuk ishte rast në muajt paraprak.

Në shtator 2025, kreditet totale u rritën për 0,9% në krahasim me muajin paraprak, kryesisht për shkak të rritjes së kreditimit në të dy sektorët, me kontribut më të madh nga familjet. Rritja vjetore është 13,5%, kryesisht për shkak të kreditimeve të sektorit korporativ, por edhe kreditimi i familjeve është në rritje – thekson Banka Popullore në raportin e fundit.

Qytetarët kanë më shumë interes për kreditë konsumatorë dhe ato për banim. Vetëm për kredi konsumatorësh, qytetarët kanë borxh prej 137,9 miliardë denarë ose 2,2 miliardë euro. Për krahasim, në tremujorin e tretë borxhi për këtë kategori ishte 1,9 miliardë euro.

Sa i përket kredive për banim, qytetarët kanë borxh 104,7 miliardë denarë ose 1,7 miliardë euro. Gjashtë muaj më parë, në mars, borxhi për kredi banimi ishte 85,555 milionë denarë ose 1,3 miliardë euro.

Ndryshe, interes më i ulët është për kreditë për automjete. Për këtë kategori, qytetarët kanë borxh vetëm 427 milionë denarë ose rreth 7 milionë euro.

Banka Popullore raportoi se në shtator 2025, kreditë e miratuara për individët – kryesisht kreditë konsumatorë dhe ato për banim – shënuan rritje si mujore, ashtu edhe vjetore

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments